Agim Bahtiri: Do të fitojë bindshëm, Fehmi Ferati është njeri i PDK-së

Aktuale September 15, 2017 - 22:14

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i AKR-së edhe për një mandat, Agim Bahtiri e ka akuzuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Feratin se është njeri i PDK-së, e më së pakti i VV-së.

“Mitrovica duhet ta ketë një zot shtëpie të fuqishëm dhe ai jam unë”, ka thënë Bahtiri në Dukagjin.

Sipas tij, ai zgjedhjet do t’i fitoj bindshëm dhe se koalicionin e vetëm do ta bëjë me qytetarët.

“I përgëzoj kundërkandidatët për guximin që të kandidojnë, sepse Mitrovica është shumë qytet i vështirë dhe i zorshëm për t’u qeverisur”, ka thënë ai.

Sa i përket premtimit për 15000 vende të reja punë, Bahtiri ka thënë: “Po, i kam premtuar 15000 vende pune edhe i kisha ba nëse punët kishin me qenë qysh unë kam dashtë”.