Egzon Daku përfaqëson Kosovën në Seul të Koresë Jugore

Aktuale September 16, 2017 - 20:11

Kryetari i Unionit të Studentëve Pro Europian Egzon Daku, po realizon një vizitë zyrtare në Kore të veriut. Ai në Seul do të marrë pjesë në samitin për promovimin e paqes në botë. Daku si i ftuar në cilësinë e liderit të të rinjëve të Kosovës, si kryetar i USPE-së do të qëndroj për një javë në këtë samit. Samiti për promovimin e paqës në botë është më i madhi i llojit të tij.

Për Gazeta Liria, Daku ka deklaruar se është kënaqësi për të përfaqësuar Kosovën në nivele të tilla.

“Do të tentoj të paraqes Kosovën si vend që punon në ndërtimin dhe zhvillimin e paqës, duke rrespketuar diversitetin kulturor, etnik dhe fetar” pohoi Daku.

Samiti për promovimin e paqës ka për qëllim ndarjen e përvojave në ndërtimin dhe zhvillimin e paqes në mes të të rinjëve të shteteve të ndryshme.