Thaçi: Të gjitha partitë politike e kanë lutur Listën Serbe

Aktuale September 16, 2017 - 20:17

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se deri në ditën e konsolidimit të Qeverisë, të gjitha partitë kanë vrapuar dhe kanë kërkuar nga Lista Serbe që të jetë pjesë e tyre.

‘Deri në ditën e ndërtimit të koalicionit të gjithë i kanë lutur Listën Serbe që të jenë pjesë e tyre. Unë jam takuar me Listën Serbe dhe më kanë treguar qartë se kanë ofertë prej të gjitha partive politike të jenë pjesë e koalicionit qeverisës dhe ajo është mirë. Pastaj është vendim i tyre se me kë të futen në koalicion. Është e drejtë legale, është e drejtë legjitime politike”, tha Thaçi për RTK-në.