Janjiq: Serbët duhet të marrin pjesë në institucionet e Kosovës

Aktuale September 16, 2017 - 21:49

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike me seli në Beograd, Dushan Janjiq, ka folur për pjesëmarrjen e Listës Serbe në qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për RTK’në, ai ka thënë se serbët duhet të marrin pjesë në institucionet e Kosovës.

Janjiq ka shtuar se pret që pas 18 muajsh mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet marrëveshja finale.

‘Po duhet të marrin pjesë. Aty jetojnë. Si të mbrojnë interesin e tyre, popullin e tyre nëse nuk marrin pjesë në institucione. Kush nuk ka pushtet nuk ka as brumë siç thuhet, do të thotë nuk mund t’i ndihmoj popullit”, tha Janjiq.