Lokalizohet zjarri në afërsi të Malishevës

Aktuale September 17, 2017 - 21:16

“Zeri.info”, pas orës 20:00 raportoi se disa ara janë përfshirë nga flakët në afërsi të Malishevës.

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar këtë për “Zeri.info”, duke thënë se zjarri ka ndodhur në afërsi të autostradës, saktësisht në kilometrin e 57 drejtimi Gjurgjicë-Prizren.

Lirije Podrimja, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Gjakovës, ka thënë për “Zeri.info”, se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka pasur dëme materiale.

“ Në kohë është njoftua njësia e zjarrfikësve në Malishevë dhe ata na kanë njoftuar se njësia e zjarrfikësve që nga ora 19:45 janë në vendin e ngjarjes dhe njëkohësisht edhe një  patrullë e Policisë ka dalën në vend ngjarje. Rreth orës 20:45 jemi njoftuar nga patrulla e  Policisë se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pasuar dëme materiale”, ka treguar Podrimja për “Zeri.info”.