Takohen Edi Rama dhe Donald Trump

Aktuale September 20, 2017 - 21:43

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe bashkëshortja e tij janë pritur nga çifti presidencial Donald dhe Melania Trump.

Së bashku ata kanë realizuar edhe fotografinë zyrtare nga ky takim.

Vetë Rama e ka publikuar fotografinë në profilin e tij duke e cilësuar këtë si “shkrepjen e ditës”.

Kjo ngjarje është zhvilluar në kuadër të takimeve në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York.