Ky është kushti i LDK-së për t’ja votuar Haradinajt Demarkacionin

Aktuale September 26, 2017 - 21:30

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbështes demarkacionin me Malin e Zi vetëm nëse kryeministri Ramush Haradinaj, kthen kufirin në Çakorr dhe në Kullë, ka thënë anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Sipas tij, çështja e demarkacionit është keqpërdor nga opozita e atëhershme, por gjithashtu, ai thotë edhe nga një pjesë e mirë e deputetëve në PDK.

“Ne kërkojmë që kryeministri të përmbush zotimet e tij që ta kthej kufirin në Çakorr, dhe në kullë. Nëse ai e bënë këtë, ne normalisht që do të votojmë pro demarkacionit” ka thënë Gecaj.

Ai me tutje ka folur edhe për Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Gecaj thotë se për ushtrinë do të ketë bashkëpunim vetëm më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ai thotë se nuk ka ushtri pa bashkëpunuar me faktorët ndërkombëtar.

“LDK dhe Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka përkrah dhe e ka shty temën e ushtrisë të Republikës së Kosovës, ka hap një proces të bisedimeve me gjithë të involvuarit në këtë çështje, duke përfshirë edhe bashkimin ndërkombëtar. Megjithatë ka qenë një iniciative e presidentit krye në veti, e cila vërtetë e pa qartë se dështoj sepse nuk ishte bërë në konsultim me institucionet e Kosovës, por gjithashtu as me bashkimin ndërkombëtare. Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që të formohet ushtria e Kosovës por këtë ne do ta bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Pra, nuk ka ushtri pa bashkëpunim më këta faktor shumë të rëndësishëm”, ka deklaruar Gecaj./Indeksonline./