Pacolli nesër viziton Selinë e NATO-s

Aktuale September 27, 2017 - 23:09

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nesër do ta vizitojë Selinë e NATO-s në Bruksel.

“Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nesër do të vizitojë Selinë e NATO-s në Bruksel, dhe do të takohet me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Znj. Rose Gottemoeller”, ka shkruar Pacolli në Facebook.