Murtezaj thotë se Mustafa do ta kishte bërë Kosovën anëtare të Interpol-it

Aktuale September 27, 2017 - 23:33

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, nga radhët e LDK'së, Valon Murtezaj, ka kritikuar Qeverinë aktuale për mospranimin e Kosovës në Interpol.

Murtezaj e ka bërë fajtore Qeverinë pse e ka tërhequr aplikimin për anëtarësim.

“Pasoja e parë e Qeverisë aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po të ishte Qeveria e udhëhequr nga LDK dhe Kryeministri Mustafa, sot Republika e Kosovës do të ishte anëtare e Interpolit", ka shkruar Murtezaj në Facebook.

"Tërheqja nga aplikimi ishte e gabuar seriozisht”, ka vlerësuar ai.