Jakup Krasniqi i reagon Edi Ramës: Nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës

Aktuale September 28, 2017 - 18:26

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, është përfshirë në debatin për demarkimin e kufirit me Malin e Zi që u hap mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe deputetit të Kosovës, Albin Kurti.

Albin Kurti i kishte kërkuar kryeministrit Rama që të mos merret me Demarkacionin pasi kjo, sipas Kurtit, është çështje e brendshme e Kosovës. Rama iu kundërpërgjigj menjëherë kësaj deklarate.

“I dashur Albin! Faktet s'janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Jakup Kransiqi u bë pjesë e këtij debati, duke i përcjellë një mesazh Ramës, por jo vetëm atij.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit:

Le ta dinë të gjithë, Presidentë e Kryeministra

Le ta dinë Presidentë a Kryeministra se shteti i Kosovës as nuk është bërë e as zhbëhet me deklarata e opinione.

Gjithashtu duhet ta dinë, se as kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen e as ricaktohen me deklarata e opinione.

Edhe për shtetin edhe për kufinjtë ka vendosur populli që i ka mbrojtur.

I falenderojmë të gjithë ata që janë solidarizuar me të drejtat e liritë e popullit tonë në kohë të vështira!