Çka diskutoi Presidenti Thaçi me Papa Françeskun?

Aktuale September 28, 2017 - 18:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme është takuar më Papa Françeskun në Vatikan, me të cilin pati diskutime rreth stabilitetit në vend e rajon.

Kështu ka bërë të ditur Këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj në një linjë direkte nga Roma, për Klan Kosova.

Tutje Arifaj ka bërë të ditur se pas takimit me Papa Françeskun, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, do udhëtojë për në SHBA ku atje takim kryesor do të ketë me Zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence, transmeton Klan Kosova.

Këshilltari i Presidentit Thaçi, tha se gjatë këtij takimi pritet të diskutohet po ashtu për stabilitetin e Kosovës, e rajonit ku kjo vizitë e tij në Shtetet e Bashkuara është një intensifikim i angazhimit të Presidentit amerikan Donald Trump, për paqen në vend e rajon, transmeton Klan Kosova.

”Arsyeja e takimit të Presidentit Thaçi me Zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence në Shtetet e Bashkuara, pra është garanca e SHBA-ve për stabilitetin dhe paqen në vend e në rajon”, ka përfunduar Arifaj, transmeton Klan Kosova.