Ja kush po merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit në këtë orë

Aktuale September 28, 2017 - 21:31

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në orët e mbrëmjes me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në rend dite është propozim-vendimi për formimin e grupeve parlamentare, caktimi i datës për seancën e jashtëzakonshme dhe përgatitjet për seancën e re, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e pikave që pritet të përfshihen në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës është dhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, me kërkesë të GP të LDK-së, rreth akuzave publike prë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Mbledhja po kryesohet nga nënkryetari Xhavit Haliti.

Image