Veseli: Vazhdimi i seancës me 2 tetor

Aktuale September 28, 2017 - 22:42

Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se janë dakorduar me anëtarët e kryesisë që senaca e radhës e Kuvendit të thirret me 2 tetor.

Sipas Veselit, së pari do të vazhdoj senaca e ndërprerë herën e fundit, kurse më pas do të mbahet seanca e re, ku edhe pritet ratifikimi një marrëveshje të IPA-së, përmes së cilës, Kosova do të përfitoj 75.5 milionë euro.

“Me unanim vendosëm që të kemi vazhdimin e seancës me 2 tetor, ndërsa do të kemi edhe dy senaca tjera me 3 tetor. Kemi qenë unanim të gjithë anëtarët e Kryeisë së Kuvendit për thirrjen e kësaj seance. Sa për informim, ne sot edhe komplemtuam komisionet parlamentare, e pa kompletimin e tyre nuk kemi mundur të mbajmë asnjë seancë sepse nuk do të kishin vlerë”, ka thënë ai. Më tutje, ai ka folur edhe për grantin prej 75.5 milion eurove.

“Do të shfrytëzohen nga qytetarët e Republikës sonë. Për këtë kam insistuar që të na sjellin emrat e komisioneve parlametnare. Pa emërimin e kryetarëve të komisioneve parlamentare nuk kemi mundur ta mbajmë asnjë seancë”, ka thënë ai./Zeri/