Shtëpia e Bardhë kërkon miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Aktuale September 29, 2017 - 20:40

Nënpresidenti i SHBA-ve, Michael Pence, sot ka pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një njoftimi zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, është bërë e ditur se takimi kishte për qëllim që të rikonfirmohet edhe një herë mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për siç thuhet në njoftim, Kosovën sovrane, demokratike dhe të begatë, raporton “Zeri.info”.

“Nënpresidenti shprehu mirënjohjen për udhëheqjen e Thaçit, së bashku me presidentin serb Vuçiç, për të avancuar dialogun e lehtësuar nga BE për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet ndër të tjerash në njoftim, përcjell “Zeri.info”.

Po ashtu, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Thaçi e Pence, ranë dakord mbi rëndësinë e avancimit të reformave për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Gjithashtu, Pence ka kërkuar nga presidenti Thaçi, që Kosova të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, përcjell “Zeri.info”.

Po ashtu nënpresidenti amerikan Pence, edhe një herë ka ofruar mbështetjen e SHBA-ve për transformimin e FSK-së.

“Nënpresidenti shprehu mbështetje për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës nëpërmjet mjeteve kushtetuese dhe inkurajoi Kosovën që të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi për të zgjidhur këtë çështje të gjatë”, thuhet në njoftim, përcjell “Zeri.info”.

 

Image