Molliqaj i del në mbrojtje Krasniqit, ka disa fjalë për Zekën

Aktuale September 29, 2017 - 21:25

Vlorian Molliqaj i cili është vëllai i deputetit nga radhët e VV-së, Dardan Molliqaj , ka reaguar pas rrahjes që Frashër Krasniqi ia bëri Milaim Zekës në emision, për shkak të ofendimeve të njëpasnjëshme të Zekës.

Ai ka thënë se Frashër Krasniqi nuk është terrorist e as përdhunues, siç tha Milaim Zeka.

Krasniqin thotë se e njeh vetëm për të mirë. Ndërsa, Milaim Zekën thotë se e njeh vetëm si seksit, shpifës e mashtrues.

“Frashër Krasniqin e njoh prej vitit 2006. Frashëri as nuk është terrorist (FBI e demantoi akuzën), as nuk është përdhunues siç shpifte Milaim Zeka.Frashëri njihet vetëm për të mirat e tij. Për angazhimin e sakrificën qysh prej moshës 16 vjeçare”.

“ Për modesti e solidaritet. Frashëri njihet si studenti më i mirë i gjeneratës me pothuajse të gjitha notat 10-she.Ndërsa Milaimin e njohim të gjithë: seksist, shpifës e mashtrues. Përballë një personi të tillë, sigurisht që është sfidë e madhe ta ruash qetësinë”, ka shkruar Molliqaj.