Bashkëshortja e Milaim Zekës tregon tmerrin që përjetoi familja pasi iu rrah burri

Aktuale October 01, 2017 - 21:30

Bashkëshortja e deputetit të Nismës, Milaim Zekës, Edlira Qefalija-Zeka ka rrëfyer traumën familjare pasi bashkëshorti i saj u grushtua nga deputeti i VV-së Frashër Krasniqi.

Ajo në emisionin ‘Kosovë Show’ ka treguar për reagimin e vajzës së saj kur në transmetim ‘Live’ e kanë parë familjarin e tyre derisa grushtohet nga Krasniqi.

“Momentin që Frashëri e goditi Milaimin vajza ime e pa dhe u tmerrua e më pas filloi të qante dhe të thërriste babi babi. Më pas ajo tha se sot nuk u rrah babi im por u rrah Milaim Zeka”, ka thënë Qefalija-Zeka.

Për më shumë ndiqeni videon nga minuta e 59:00.