Qeveria mobilizohet kundër qenve endacak

Aktuale October 04, 2017 - 22:34

Sapo e mori detyrën nga kryeministri, Ministri i Financave, Bedri Hamza, u zotua se do ta trajtojë me urgjencë çështjen e qenve endacak, njofton Klan Kosova.

Ai tha se do t’u dërgojë letër komunave, duke iu  kërkuar të përpilojnë një plan të qartë se sa mjete u duhen për trajtimin e tyre.

Por, në Komunën e Prishtinës, nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga Qeveria deri tani. Prandaj, këtu thonë se do vazhdojnë të veprojnë sipas planit ekzistues.

Të kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtarët e ministrisë së Financave deklaruan se po merren me këtë çështje dhe se do të iu kërkojë komunave planet e tyre, brenda mundësive buxhetore.

Në këtë mënyrë, synohet që të trajtohet kjo problematikë , pasi që me fillimin e vjeshtës janë shpeshtuar rastet e sulmeve nga qentë endacak.