Vlora Çitaku para agjentëve të FBI-së, tregon se çfarë diskutoi!

Aktuale October 05, 2017 - 21:55

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i është drejtuar me një fjalim Byros Federale të Hetimeve, respektivisht agjencisë kryesore hetimore e Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara.

Diplomatja kosovare ka treguar për takimin që kishte me agjentet e FBI-së,  të cilët mbikëqyrin zbatimin e mbi 200 ligjeve federale.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Çitaku thotë se ishte nder për të që është përzgjedhur të flas para agjenteve për temën e rolit të SHBA-së në Evropë.

“Roli i SHBA-ve në luftimin dhe parandalimin e kërcënimeve është i pazëvendësueshëm. Nga lufta kibertentike deri tek lufta kundër terrorizmit, roli i SHBA në pjesën tone te kontinentit është vendimtar”, ka thënë ajo.

Vlen të theksohet se FBI ka rreth 27 mijë punonjës dhe 56 zyra në gjithë vendin dhe mbi 40 zyra në vende të tjera. Mbi 11 mijë persona dhe gra shërbejnë si agjentë specialë.

Të njëjtit hetojnë krime të tilla si grabitja e bankash, si edhe krimet që kanë të bëjnë me kompjuterët, ambjentin dhe terrorizmin.

Image
Image