Ministria e Arsimit mohon se është ndërprerë mësimi gjithëditor (VIDEO)

Aktuale October 06, 2017 - 23:19

Klan Kosova ka realizuar sot një storie për lajmet qendrore ku raportohet se mësimi gjithëditor që ishte projekt i nisur dy vite më parë në disa shkolla në kryeqytet është pezulluar.

Por Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka thënë se kjo Ministri nuk ka marrë një vendim të tillë.

“MAShT sqaron se: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka marrë një vendim të tillë për të ndërprerë mësimin tërëditor në shkollat e kryeqytetit ku është duke u aplikuar. • MAShT është duke e bërë një analizë të detajuar të infastrukturës shkollore dhe kushteve në shkolla, për të parë mundësinë nëse mund të vazhdohet me aplikimin e mësimit tërëditor në të gjitha shkollat e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Ky reagim i Ministrisë së Arsimit për storien e Klan Kosovës vjen edhe pas pyetjeve dhe insistimeve të Klan Kosovës për të marrë një përgjigje lidhur me këtë çështje.