Bërnabiq: Kosova është tepër e rëndësishme për Serbinë

Aktuale October 10, 2017 - 23:33

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, po qëndron sot në Bruksel, në kuadër të një vizite zyrtare.

Atje, ajo ka thënë se Kosova as që ia ka nisur punës për formimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, e kjo është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit.

Në vizitën e parë si kryeministre, transmeton b92, Bërnabiq është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke thënë se “Kosova është tepër e rëndësishme për Serbinë".