Djegja e Ambasadës Amerikane në Serbi, jepen dënimet

Aktuale November 14, 2017 - 12:09

Gjykata e Lartë në Serbi, ka dënuar katër persona në lidhje me djegjen e Ambasadës Amerikane në Beograd, gjatë “Kosova është Serbi” në vitin 2008.

Të lartpërmendurit kanë marrë dënimin 5-6 muaj burgim me kusht, përderisa tre të tjerë janë liruar nga akuza.

Dënimet nuk do të zbatohen nëse të dënuarit nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër në afat kontrolli deri në dy vjet, shkruan Tanjug.