Sherifi-Veselit: Mos e shkelni rregulloren

Aktuale December 07, 2017 - 12:43

Shefi i GP-së së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, gjatë seancës së sotme, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që të mos e shkelë rregulloren. Kjo kërkesë e Sherifit, erdhi pasi Veseli (partner i koalicionit) ia dha fjalën (pa rend) nënkryetarit të kuvendit nga LDK, Kujtim Shala.

“Po filloj me kryetarin, a jemi këtu të bëjmë çka duam apo çka kemi të drejtë të bëjmë? Nëse jeni për të bërë çka doni, nuk keni të drejtë. Këtu kryetar, të gjithë aty çka janë kanë të drejtë të barabartë. Mos e shkelni rregulloren.”, tha Sherifi, duke bërë shenjë nga ulëset e deputetëve. 

Ndërkaq, duke folur rreth programit të qeverisë, Sherifi tha se shkak i opozitës programi është sjellë tek tash në kuvend.

“Nuk është se ishte zgjidhja e mazhorancës që ta sillnim sot programin, por ishte kërkesë e opozitës”, theksoi ai, raporton zeri.info.  


Ndërkohë, duke komentuar deklaratat e opozitës që buxheti është sjellë para programit në kuvend, ai tha se programi shprehet edhe nëpërmjet ligjit për buxhetin.

“Ligji për buxhetin është ligji më i rëndësishëm mes të cilin shprehet programi i qeverisë. Nuk mund të thuhet se nuk ka program dhe të thuhet se krejt asfalt po do të mbushet Kosova. Tash a është program apo nuk është? Nuk bën kështu”, ka shtuar ai.