Gucati ‘kërcënon’ nëse Vuçiq vjen përsëri në Kosovë

Aktuale September 10, 2018 - 17:38
Ja çfarë thotë Hysni Gucati

Kryetari i veteranëve të UCK-së, Hysni Gucati,  ka folur për protestën e djeshme të organizuar në Drenicë për të mos i lejuar hyrjen në këtë rajon presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

Sipas prijësit të veteranëve të UCK-së, Vuciq do ta pësonte keq nëse do të hynte dje në Skenderaj.

Gucati ka thënë se nëse do të realizohej vizita e Vuciqit në Banjë të Skenderajt, presidenti serb nuk do të shpëtonte lehtë.

 “Marsi i 98’ës do të përsëritej. Nëse do të hynte dje Vuciqi Drenica prapë do të dëshmonte vetën”, ak thënë Gucati në T7.

Gucati, i pyetur se si do të ndalej Vuciq, ka thënë se edhe do ta gjuanin, dhe jo me ngjyrë të kuqe.

Tutje kryetari i veteranëve ka thënë se presidentin serb e konsideron kriminel dhe se atij nuk duhet i’i lejohet hyrja pa kërkuar falje.

“Vuciq është një kriminel për ne. Plus në deklaratën e tij në Mitrovicë, ai e përkrahi Millosheviqin”, ka thënë Gucati.