LDK-ja vazhdon me zotimin për zgjedhje

Aktuale October 13, 2018 - 14:43
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Partitë opozitare qe dhjetë muaj nuk po arrijnë t’i sigurojnë votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Për të kaluar mocioni opozitarëve u nevojiten edhe katër vota të deputetëve të koalicionit qeverisës, shkruan "Zëri". 

Ndër të parët që kishte nisur të paralajmëronte rrëzimin e Qeverisë nga LDK-ja ishte nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri.

Ai në dhjetor të 2017-ës pati thënë për “Zërin” se ngritja e mocionit në drejtim të Qeverisë aktuale mbetet e pashmangshme.

Porse, ani pse deri më sot nuk ka pasur ndonjë rezultat mbi këtë çështje, deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka pohuar se LDK-ja është duke punuar intensivisht për rrëzimin e Qeverisë.

“Qëndrimi i LDK-së është i qartë, zgjedhje sa më parë që këtë Qeveri kaq të dëmshme ta dërgojmë në shtëpi sa më parë”, ka deklaruar ai.

Porse i pyetur nga gazeta “Zëri” se pse nuk po ndërmerret asnjë hap konkret që do të çonte drejt rrëzimit të Qeverisë, Rugova duke mos treguar ka thënë se LDK-ja është duke bërë përpjekje që ta përmbushë zotimin e dhënë.

“Jemi duke punuar intensivisht çdo ditë që këtë Qeveri minutë e më parë ta dërgojmë në shtëpi”, ka theksuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. /ZERI