Nuk është caktuar ende ora për takimin Thaçi – Vuçiq

Aktuale November 08, 2018 - 12:01
Lajmet e fundit nga vendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen sot në Bruksel.

Thaçi do të takojë homologun serb Vuçiq, edhe pse zyrtarët serbë ditë më parë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi së shenjë proteste për taksën për 10 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

LEXO EDHE: Dje Thaçi deklaronte se më mirë do të dialogonte me një dreq se me Vuçiq, por shikoni reagimin e tij

Mediat serbe raportojnë se takimi i tyre pritet të fillojë rreth orës 18:00.

Por, burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se ende nuk është caktuar një orë definitive për fillimin e takimit Thaçi – Vuçiq.