Mbi 57 mijë pacientë kanë kërkuar trajtim në Klinikën Emergjente në vitin 2018

Aktuale January 18, 2019 - 13:28
Lexoni detajet

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani në një konferencë për media ka thënë se në këtë klinikë vetëm gjatë vitit 2018 janë paraqitur për trajtim 57 mijë raste, raporton “Zëri.info”

Sipas tij, kjo klinikë është e mbipopulluar me pacientë.

LEXO EDHE: Drejtori i Emergjencës thotë se të moshuarit i është dhënë ndihmë mjekësore

“Ne si Klinikë Emergjente gjithmonë jemi në shërbim të qytetarëve. Vetëm për periudhën janar-dhjetor të vitit 2018 në Klinikën Emergjente kanë kërkuar ndihmë mbi 57 mijë raste. Kemi mbipopullim të shërbimit klinik emergjent. Është ngarkesë e rasteve që dërgohen nga qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet regjionale. Ne kemi bërë shumë toleromi. Rastet që janë me rrezikshmëri të lartë që nuk udhëzime ne i pranojmë pa asnjë hezitim. Po ashtu kemi pranuar edhe raste që nuk kanë qenë për trajtim në Klinikën Emergjente”, tha ai./Zëri/