Ndryshojnë temperaturat në Kosovë

Ndryshojnë temperaturat në Kosovë

Aktuale March 02, 2019 - 08:16
Mëso detajet!

Ka ndryshuar situata meteorologjike.

Sipas raportit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mund të ketë edhe reshje shiu.

Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës së shtune pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Edhe në fushat termike do të kemi ndryshim por minimalet priten të mbesin në vlerat pozitive.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

Kjo është tabela e motit për dy ditët e vikendit:

Image