Mustafa: Politikat dhe orientimet strategjike të LDK’së, nuk i përcaktojnë vetëm individët e veçantë

Mustafa: Politikat dhe orientimet strategjike të LDK’së, nuk i përcaktojnë vetëm individët e veçantë

Aktuale March 20, 2019 - 21:31
Lexo Detajet

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme dhe bashkë me të po qarkullojnë edhe emrat e mundshëm që do të kandidojnë për të parin e subjektit politik

Kryetari aktual i kësaj partie, Isa Mustafa në Facebook shkroi se politikat dhe orientimet strategjike të LDK’së nuk i përcaktojnë individët e veçantë por historia, anëtarësia e përkrahësit, përcjell zeri.info.

“LDK sot është parti me përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Po i mbush 3o vjet të veprimit dhe kontributit të saj shtetformues. Politikat dhe orientimet strategjike të saj nuk i përcaktojnë vetëm individët e veçantë. Ato i përcakton historia e saj, anëtarësia, përkrahësit dhe simpatizantët e LDK-së”, ka shkruar ai.

Mustafa është shprehur se përmes zgjedhjeve LDK’ja gjeneron vetëveten, rritet dhe e rikonfirmon orientimin e saj politik të qendrës së djathtë.