KMDLNJ ka reaguar ndaj largimit të përfaqësuesve të SBASHK-ut

KMDLNJ ka reaguar ndaj largimit të përfaqësuesve të SBASHK-ut

Aktuale April 15, 2019 - 16:00

KMDLNJ përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj largimit të përfaqësuesve të SBASHK-ut para kohës nga takimi, ku po diskutohej për të gjetur një zgjidhje për kompensimin e orëve të humbura.

Në takimin e sotëm morën pjesë edhe përfaqësues të MASHT-it, drejtorëve komunalë të Arsimit dhe Këshillit të Prindërve, dhe KMDLNJ-së.

Sipas KMDLNj-së, SBASHK-u nuk kishte arsye ta lëshojë takimin pasi u trajtua në mënyrë korrekte nga të gjithë që i përdorën argumentet e tyre dhe vetëm pasi një drejtor komunal i DKA e krahasoi rrogën e tij me të kryetarit të SBASHK-ut, në mënyrë demonstrative e lëshuan takimin.

KMDLNJ ofroi një zgjidhje kompromisi që të zëvendësohen 10 ditë të humbura duke dalë qartazi në anën e nxënësve meqë konsideron se në rastin konkret humbësit e vetëm dhe më të mëdhenj janë nxënësit dhe prindërit e tyre, ndërsa MASHT-i ishte që të kompensohen orët e humbura ndërsa SBASHK-u këmbëngulte në kompensimin e vetëm 5 ditëve.