Haradinaj përshëndet procesin zgjedhor në veri

Haradinaj përshëndet procesin zgjedhor në veri

Aktuale May 19, 2019 - 21:36
Lexo detajet!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur procesin zgjedhor i cili u mbajt gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës, raporton zeri.info.

Shefi i ekzekutivit me këtë rast tha se qytetarët e katër komunave veriore dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e Kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës. Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre”, deklaroi ai.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka njoftuar se deri në ora 19.00 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 24 mijë e 595 (42.42%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa ishte numri i përgjithshëm i tyre.

Sipas KQZ-së në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 deri në orën 19:00 kishin votuar 23 mijë e 891 votues apo 41.90%.

Ndërkohë më tej Daka bëri të ditur se subjektet politike kanë afat 24 orë nga mbyllja e procesit të vitimit për të bërë ankesa në PZAP lidhur me procesin e votimit në veri të Kosovës./Zeri