Ambasada e SHBA-së: Zgjedhjet më 30 qershor në të gjitha bashkitë e Shqipërisë

Ambasada e SHBA-së: Zgjedhjet më 30 qershor në të gjitha bashkitë e Shqipërisë

Aktuale June 27, 2019 - 14:03
Detajet

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët se “Shqipëria do të mbajë zgjedhje në 30 qershor”.

Në njoftimin për qytetarët, ambasada amerikane thekson se votimi është planifikuar nga ora ora 07:00 deri ne 19:00.

Sipas përfaqësisë diplomatike të SHBA-ve në Tiranë, “zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki në Shqipëri”.

“Vendndodhja; Brenda dhe jashtë qendrave të votimit, qendrave të numërimit, zyrave të administrimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje në çdo bashki në 30 qershor. Ngjarja: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, janë përcaktuar për t’u zhvilluar në 30 qershor 2019. Votimet do të fillojnë nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të zhvillohen në çdo bashki të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës së SHBA-së.

Gjithashtu, ambasada u kërkon shtetasve të saj të jenë vigjilentë rreth vendeve të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore, të shmangin çdo zonë ku ka dhunë dhe të monitorojnë mediet.

“Incidentet e evidentuara të dhunës gjatë kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët dhe materialet e votimit, duke rritur dyshimet për dhunë ose shqetësime në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.