86 vjet nga vrasja e Hasan Prishtinës – Thaçi kujton figurën e tij

86 vjet nga vrasja e Hasan Prishtinës – Thaçi kujton figurën e tij

Aktuale August 14, 2019 - 08:54
Lexoni detajet

Sot janë bërë 86 vjet nga vrasja Hasan Prishtinës, figurës së ndritur të kombit.

Atë sot e ka kujtuar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Thaçi ka thënë se "Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare". 

Postimi i plotë i Thaçit: 

Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912. Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare. HTH