Bie niveli i ujit në Badoc e Batllavë, KRU 'Prishtina' bën thirrje për kujdes

Bie niveli i ujit në Badoc e Batllavë, KRU 'Prishtina' bën thirrje për kujdes

Aktuale August 14, 2019 - 14:12
Lexo Detajet

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se ka rënë niveli i ujit në liqenin akumulues të Badocit dhe liqenin e Batllavës.
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për këto liqene.

“Të nderuar konsumatorë, niveli i ujit në liqenin akumulues sipërfaqësorë Badoc sot është minus 6.70 metra nga kuota maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 5.65 metra nga kuota maksimale.

T’i ruajmë liqenet tona si burimet më të shenjta që i kemi për furnizim me ujë.

Ne, varemi nga këto burime. Këto burime ujore janë pasuria jonë! Andaj, të kujdesemi pa kusht për mbrojtjen e tyre!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.