Hoti: Legjislatura e gjashtë arenë konfliktesh mes pozitës e opozitës
Foto: Laura Hasani

Hoti: Legjislatura e gjashtë arenë konfliktesh mes pozitës e opozitës

Aktuale August 22, 2019 - 10:40
Lexo Detajet

Pas kërkesës së grupeve parlamentare që të ketë debat, e jo të shkohet drejtpërdrejt në votim për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti adresoi kritika të shumta drejt Qeverisë "Haradinaj" dhe legjislaturës së gjashtë të Kuvendit raporton "Zeri.info".

"Shumicën e kohës gjatë legjislaturës së gjashtë në këtë Kuvend jemi marrë me tema që të ndalim presidentin Thaçi nga bisedimet e rrezikshme me Serbinë, me dështimet e qeverisë Haradinaj, me keqpërdorimet e kësaj Qeverie etj. E gjithë legjislatura ka qenë një arenë konfrontimesh mes pozitës dhe opozitës për të ruajtur kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës", tha Hoti.

Sipas tij pikërisht opozita e vendit vazhdimisht gjatë kësaj legjislature ishte mundur që të mos lejoj ndarjen e Kosovës përmes bisedimeve me Serbinë, por kishte parandaluar edhe vendimet kunderkushtetuese të qeverisë "Haradinaj"/Zeri