"Rrëzohet" Ilir Meta, parlamenti shqiptar nuk miraton tetë dekrete

Aktuale September 12, 2019 - 15:27
Detajet

Kuvendi ka rrëzuar sot tetë dekretet e Ilir Metës, të cilat i kishte kthyer në parlament për rishqyrtim.

Rendi i ditës që u miratua sot nga Kuvendi

1.Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit rrëzohet me 79 kundër, 19 pro, 4 abstenim

2.Dekreti për privatizimin rrëzohet me  76 kundër, 23 pro, 3 abstenim

3.Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim

4.Dekreti për ligjin për planifikimin e territorit rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim

5.Dekreti për ligjin për koncesionet rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 4 abstenim

6.Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara  rrëzohet me 74 kundër, 22 pro, 4 abstenim

7.Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim

8.Dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së rrëzohet, 77 kundër, 15 pro, 11 abstenim

Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore me Kanadanë

Miratohet projektligji për marrëveshjen me Katarin për transportin detar

Miratohet projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë

Besnik Dervishi zgjidhet për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave

Ervin Mete emërohet Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. (TemA)