Kurti: Jam i gatshëm që të nëshkruajë deklaratë të përbashkët paqeje me Serbinë

Kurti: Jam i gatshëm që të nëshkruajë deklaratë të përbashkët paqeje me Serbinë

Aktuale October 21, 2019 - 21:43
Detajet

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka Live’.

Duke folur për situatën paszgjedhore, Kurti është shprehur se me rinumërimin e votave, po rritet fitorja  e VV.

Albin Kurti është shprehur se pritet të ulet shpejt në zyrën e kryeministrit.

'Për paqe afatgjatë në Ballkan, kemi nevojë për një deklaratë të përbashkët paqeje. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë. Ne jemi të gatshëm, por Serbia a është?

Një deklaratë për mos sulmin do të ishte gjëja më e mirë për rajonin e Ballkanit', tha Kurti.

Sipas tij, 'gjithmonë luhet poshtë tavolinës. Do të ishte naitivitet për ta besuar që nuk luhet poshtë tavolinës. Më herët, kur unë bisedoja për koalicione, bisedoja lart, të tjerët edhe përfundi.

Me rinumërim po na rritet ca fitorja, ndërkohë që po na vonohet qeveria. Nuk kam hall për rinumërimin, por kam hall për popullin e Kosovës'.

A ka frikë Kurti që mund të ketë aleanca pa Vetëvendosjes?

Nuk kam probleme se mund të kenë plane për të ndryshuar gjë. Por besoj se ka të bëjë me atë që gjermanët i thonë ‘shoku kulturor, besoj se ata nuk janë mësuar pa pushtet. 6 tetori ka qenë data e re për VV, dhe regjimi i vjetër i do ca kohë për tu rehabilituar.

Kur do të jetë Albin Kurti në zyrën e kryeministrisë?

Po të ishte për mua, do të isha që dje. Jemi duke humbur kohë, sepse duhet miratuar buxheti i vitit 2020. Po humbim edhe fonde nga BE-ja për shkak se Kosova