Ish-sekretari i MSH-së Bardiqi: Gjatë pandemisë jam kërcënuar nga kompani të ndryshme

Ish-sekretari i MSH-së Bardiqi: Gjatë pandemisë jam kërcënuar nga kompani të ndryshme

Aktuale August 11, 2020 - 18:35

Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka deklaruar para Komisionit se është kërcënuar nga operatorët ekonomikë gjatë menaxhimit të pandemisë.

Kryetarja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila ka pyetur ish-sekretarin e MSH-së a ka pasur presion nga cilado palë gjatë periudhës së furnizimeve gjatë kohës së emergjencës shëndetësore.

“A keni pasur çfarëdo insistimi nga cilado palë, nga cilido nivel, Brenda apo jashtë ministrisë, për kontrata apo furnitorë të caktuar gjatë periudhës kur keni trajtuar furnizimet gjatë kohës së emergjencës shëndetësore”, ka thënë ajo.

Bardiqi ka potencuar se nuk ka pasur presion politik por presionin e ka pasur nga operatorët ekonomikë.

“Nuk kam pasur ndonjë presion politik sa iu përket procedurave të prokurimit. Presioni ka qenë nga operatorët ekonomikë, shkresa me dhjetëra, qebesa edhe kërcënime, për shkak se gjatë kohës së pandemisë, unë kam besuar në politikën e udhëzimit administrative për caktimin e çmimit të barnave dhe kam caktuar takim me ta, për faktin se gjatë pandemisë kemi pa abuzime me çmime nga ana e operatorëve ekonomikë”, ka deklaruar Bardiqi.

I pyetur nga deputeti i LDK’së, Ilir Ferati, se a i ka raportuar këto kërcënime në organet kompetente, Bardiqi ka thënë se i ka lajmëruar dhe se të hënën është kontaktuar edhe nga prokurori i shtetit.

“Unë jam i prirë që të gjitha korrespodencave elektronike t’u përgjigjem. Operatorëve ekonomikë iu jam përgjigjur gjithherë me transparencë, duke pasur në dijeni edhe të tjerët. Kërcënimi që nuk e perceptoj më tutje si kërcënim dhe nuk e lajmëroj në organe kompetente Kam pasur një kërcënim që I kam lajmëruar organet kompetente, dje më ka thirrur prokurori i shtetit për këtë çështje dhe më ka pyetur a ndjehem i kërcënuar, i kam thënë jo”

“Kërcënim e quaj kur dikush më shkruan mua dhe më thotë që keni tejkaluar ligjet, keni shkelur, do të lajmërojmë në polici, përderisa unë ndihesha ai që nuk I kam shkelur, në këtë formë ishin kërcënimet apo presioni”, ka deklaruar Bardiqi.