Klinika Infektive e përgatitur për rritjen e rasteve me COVID – Vishaj optimist: Nuk do të ketë mbyllje

Klinika Infektive e përgatitur për rritjen e rasteve me COVID – Vishaj optimist: Nuk do të ketë mbyllje

Aktuale August 03, 2021 - 10:22

Drejtori në detyrë i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, është shprehur optimist që vendi nuk do të shkojë drejt mbylljes, si rrjedhojë e rritjeve të rasteve me virusin COVID-19, raporton Ekonomia Online.

Vishaj ka thënë se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 36 pacientë, ku 26 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, raporton Ekonomia Online.

“Jo nuk do të mbyllemi, por do të vaksinohemi. Aktualisht në Klinikën Infektive janë gjithsej 36 pacientë të hospitalizuar dhe prej tyre 26 i kemi me oksigjenoterapi, dy janë në gjendje mjaft të rëndë klinike”, tha Vishaj.

Mes të tjerash, ai thotë se në Klinikën Infektive kanë barna të konsiderueshme dhe vende të lira për trajtimin e të infektuarve.

“Në Klinikën Infektive ne kemi barna me masë të konsiderueshme dhe kemi ende vende të tjera. Vaksinimi është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë, që është duke bërë vaksinimin. Mjekët e Klinikës Infektive pothuajse të gjithë janë të vaksinuar”, tha Vishaj.