Haradinaj ua lë krejt meritat aleatëve për suksesin e djeshëm të Kosovës në KiE
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sa u përket kërcënimeve të paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcënimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.
“Kërcënimet e paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcënimeve, por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.
Ndërkaq, i pyetur për anëtarësimet e Kosovës në organizatat e huaja, ai tha se është meritë e aleatëve.
“Është pozicionim i qartë i aleatëve me avancu Kosovën mendoj përkundër pengesave që kryeministri kurti ua ka nxjerr aleatëve ata prapë se prapë arritën me nxjerr këtë rezultat, është krejtësisht punë e tyre”, tha Haradinaj.
Ndërkaq i pyetur për kandidatin në zgjedhje, Haradinaj tha se AAK-ja nuk e ka përcaktuar ende dhe se do të shihet me kohë.
“Po, duhet me u shkarku qeveria e mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka shumë rendësi, do e dëgjoj zotin Krasniqi, po i propozon data Kurtit e së pari duhet ta definojmë mënyrën se si shkojmë në zgjedhje, pra data pason pas procesit, duhet me u shkarku qeveria ‘Kurti’. Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë kështu është radha e punëve nëse shkojmë drejt me shpërbërje të kuvendit që kërkon 2/3 -ën eshtë kryesisht agjenda e Kurtit që i bjen PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion për mënyrën se si me ec përpara drejt zgjedhjeve”, tha Haradinaj.