Hoxha: S’po them se s’duhet të ketë kontrata të negociuara, por dihen rrethanat kur mund të bëhen ato
Foto: Laura Hasani

Hoxha: S’po them se s’duhet të ketë kontrata të negociuara, por dihen rrethanat kur mund të bëhen ato

Aktuale March 28, 2024 - 12:39

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka folur rreth kontratave të tenderëve njëburimorë. Ajo është shprehur se duhet të dihen rrethanat kur mund të bëhen ato.

“Dëshirojmë t’i shohim arsyet e secilës prej këtyre kontratave, nuk po them se nuk duhet të ketë kontrata të negociuara, por dihet rrethanat kur mund të bëhen ato. Kisha dashur që përmes këtyre hetimeve të shohim se a ka pasur hapësirë për korrupsion dhe pse duhet të favorizohen vetëm disa operatorë”, është shprehur Hoxha