Këshilli Drejtues i PDK-së voton Kryesinë e Re, i jepet mbështetje Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër

Këshilli Drejtues i PDK-së voton Kryesinë e Re, i jepet mbështetje Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër

Aktuale March 28, 2024 - 14:24

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesë të kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

Në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.

Për t’i sjellë vendit, pas zgjedhjeve të ardhshme, një Qeveri kredibile, të përgjegjshme dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur të zhvillimit, mirëqenies dhe integrimit euroatlantik, Kryetari Krasniqi tashmë ka nominuar edhe zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit.

Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, mori mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të partisë në këtë mision fisnik dhe të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët.

Si pjesë të rëndësishme për rritje dhe fuqizim të partisë janë edhe aderimet e kuadrove të ri profesional, të cilët tashmë kanë filluar t’i bashkohen PDK-së, e do të vazhdojnë edhe më tej në ditët në vijim, siç ishte rasti me gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ndërkohë, në vazhdën e këtij mobilizimi, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar sot edhe riorganizimin e Kryesisë së Partisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

“Bedri Hamza është kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri”, ka thënë kryetari Krasniqi.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës i dha mbështetjen e parezervë Kryetarit, Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe të gjitha strukturave tjera partiake, për të ofruar alternativën më të mirë qeverisëse e cila nxjerr vendin nga pozicioni i pafavorshëm, në të cilin ndodhet.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore.

Më poshtë, gjeni listën e plotë të Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës:

Memli Krasniqi, kryetar

Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme

Bedri Hamza, nënkryetar

Uran Ismaili, nënkryetar

Agim Aliu, nënkryetar

Shaqir Totaj, nënkryetar

Besianë Musmurati, nënkryetare

Mimoza Ahmetaj, nënkryetare

Bajrush Xhemaili, sekretar për Politika Programore

Abelard Tahiri, sekretar për Organizim dhe Zgjedhje

Bernard Nikaj, sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Betim Gjoshi, sekretar për Anëtarësi dhe Financa

Enver Hoxhaj

Rrahman Rama

Jakup Nura

Sokol Bashota

Evgjeni Thaçi-Dragusha

Nexhat Demaku

Besa Kabashi-Ramaj

Zenun Pajaziti

Valdete Idrizi

Elmi Reçica

Mërgim Lushtaku

Ferat Shala

Fehmi Mujota

Petrit Hajdari

Eliza Hoxha

Ganimete Musliu

Blerta Deliu-Kodra

Ariana Musliu – Shoshi

Floretë Zejnullahu

Blerand Stavileci

Luljeta Veselaj – Gutaj

Muhamet Haliti

Kujtim Gashi

Safete Hadërgjonaj

Genc Prelvukaj

Kurtan Kajtazi

Bekim Azizi

Përparim Gruda

Arben Mustafa

Aurora Osmani – Buca

Arbnora Salihu, Kryetare e RDK

Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza

Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së