Presidentja Osmani uron studentët e Juridikut të UP-së që dolën të tretët nga 400 universitetet

Presidentja Osmani uron studentët e Juridikut të UP-së që dolën të tretët nga 400 universitetet

Aktuale March 28, 2024 - 18:54

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, e ka cilësuar sukses historik, arritjen në vendin e tretë të studentëve nga Universiteti i Prishtinës në garat ndërkombëtare në mesin e 400 studentëve.

Studetët e Fakultetit Juridik të UP-së, Osmani thotë se kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë “Ëillem C Vis”, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Osmanit:

Sukses historik!

Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë!

Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Ëillem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur.

Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka.

Krenare sa më ska!

Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.