Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë - Mal i Zi për IPA III
Foto: Laura Hasani

Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë - Mal i Zi për IPA III

Aktuale March 29, 2024 - 07:58

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, do të nënshkruajnë marrëveshjen Kosovë - Mal i Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.

Nënshkrimi pritet të bëhet në orën 13:30. Pas ceremonisë së nënshkrimit do të mbahet konferencë për media.

Kurse, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të mbajë konferencën përfundimtare të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II për Malin e Zi - Kosovë 2014-2020. Do të marrin pjesë ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq.