Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq

Aktuale March 29, 2024 - 08:30

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thuhet se ekipet e tyre janë aktivizuar pas thirrjes nga Policia e Kosovës.

“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, ekipet tona janë aktivizuar nga dje, ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policinë e Kosovës dhe ekipin e zjarrfikëseve për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. /Zëri