Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, Ambasada jep detaje për agjendën e tij
Aeroplani i qeverisë italiane, në të cilin gjendet ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ateron në Prishtinë.
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin tonë, në agjendë ministri italian ka një takim me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, sikurse edhe një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
“Avioni me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, sapo është ulur në Prishtinë. Në rend dite janë bisedimet me homologun e tij kosovar Ejup Maqedonci dhe me komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutash. Në bazën e NATO-s në Film City, ai do të përshëndesë kontingjentin italian të dislokuar në Kosovë”, u tha në këtë njoftim.
Për ardhjen e të parit të Mbrojtjes të Italisë, njoftoi vetë ministria mëngjesin e sotëm, duke mos dhënë detaje për agjendën e tij, përpos njoftimit se Crosetto do të qëndrojë me ushtarët italianë në KFOR për të Premten e Madhe.
Ministri Crosetto ka vizituar Kosovën edhe në nëntorin e vitit 2022, i cili po e shoqëronte zëvendëskryeministrin italian, Antonio Tajanin.
E Premtja e Madhe e Pashkëve, ose Dita e dytë e Treditëshit të Pashkëve, është festë krishtere që kremton Liturgjinë e mundimeve e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq.
L’aereo con a bordo il Ministro della Difesa ë @GuidoCrosetto è appena atterrato a #Pristina. In agenda colloqui con l’omologo ë @EjupMaqedonci e il Comandante di @NATO_KFOR MG Özkan Ulutaë. Alla base @NATO di Film City saluto al contingente italiano schierato in #Kosovo pic.twitter.com/zw1uEvwtfp
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) March 29, 2024