Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve

Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve

Aktuale March 29, 2024 - 11:08

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq

Krasniqi këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

Ndërkaq në këtë takim, ai  thotë se u diskutua bashkëpunimi ndërkufitar, fuqizimi i raporteve në mes të komunave të zonave ndërkufitare në implementimin e projekteve nga fondet IPA, dhe iniciativat tjera në interes të përbashkët ishin temat kryesore.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi ndërkufitar, fuqizimi i raporteve në mes të komunave të zonave ndërkufitare në implementimin e projekteve nga fondet IPA, dhe iniciativat tjera në interes të përbashkët ishin temat kryeesore të cilat i diskutuam në takimin bilateral me Ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, znj. Maida Gorëevië.

Pasi i urova mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Ministren znj. Gorëevië., e falëndeova për bashkëpunimin korrekt dhe marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve duke synuar thellimin e këtij bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët.

Gjatë këtij takimi e njoftova, Ministren znj. Gorëevië, për projektet dhe programet e ministrisë të cilat përfshijnë avancimin e agjendës legjislative, zhvillimin ekonomik lokal dhe dixhitalizimin e shërbimeve komunale.

Në anën tjetër, nga ministrja znj. Gorëevi, u njoftova për iniciativat dhe planet e ministrisë të cilën ajo e udhëheqë në kuadër të procesit të integrimeve europiane.

Në fund të takimit u dakorduam që bashkëpunimi ynë të thellohet përmes programeve dhe projekteve konkrete.