Sveçla dhe Balla zotohen se do të bashkëpunojnë për siguri dhe stabilitet në të dyja vendet

Sveçla dhe Balla zotohen se do të bashkëpunojnë për siguri dhe stabilitet në të dyja vendet

Aktuale March 29, 2024 - 11:23

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Siç thuhet në njoftimin e bërë nga MPB-ja, Sveçla ka takuar ministrin Taulant Balla, ku edhe janë zotuar se do të bashkëpunojnë për garanci dhe siguri për të dyja vendet.

“Zhvilloi takim me homologun e tij, ministrin Taulant Balla. Të dy ministrat, Sveçla dhe Balla, të shoqëruar nga drejtorët e Policisë së dyja vendeve, kanë diskutuar për sfidat dhe sukseset e përbashkëta, si dhe për përkushtimin në zgjerimin e bashkëpunimit që synon siguri për vendet dhe qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Tutje, MPB-ja thotë se “qëllimet janë të njëjta, ashtu siç u shprehën ata. Vullneti është i madh dhe ata po bashkëpunojnë intensivisht për të qenë garanci e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e të dyja vendeve”.

Image

Image