Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Foto: Laura Hasani

Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Aktuale March 29, 2024 - 11:49

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.

Burimet e RTK-së bëjnë të ditur se Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale që nga ora 8:30 e mëngjesit, ndërkaq është kërkuar që për informacione shtesë të pritet avokati i tij.

Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar në media.