PDK-ja propozon themelimin e komisionit hetimor për financimin e teksteve shkollore

PDK-ja propozon themelimin e komisionit hetimor për financimin e teksteve shkollore

Aktuale March 29, 2024 - 12:16

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një komisioni hetimor për financimin e teksteve shkollore.

Tahiri ka thënë se nuk kanë shumë informata se çfarë ka ndodhur me këtë proces. Ai ka thënë se nuk kanë informata as për shumën e mjeteve të ndara nga MASHTI për blerjen e pajisjeve shkollore.

“PDK-ja në kuadër të angazhimit të tij në Parlamentin e Kosovës, kemi propozuar themelimin e komisionit hetimor që do të ndodhte një hetim parlamentar në lidhje me financimin e librave që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, pra ende nuk e kemi një pasqyrë të qartë të kësaj periudhe dhe ju e dini që ky është viti i parë nga shpallja e Pavarësisë që nxënësit e Kosovës nuk furnizohen me libra falas nga Qeveria e Kosovës”, u shpreh Tahiri.

“Ende nuk kemi një pasqyrë të qartë nëse të gjithë nxënësit janë të pajisur me libra, a kanë shkuar në adresë të duhura. Nuk e kem të qartë ende sa është shuma e shpenzuar në kompensimin e librave a e ka tejkaluar kjo shumë e paraparë nga Ministria Arsimit, të cilat do t’i shpërndajnë nxënësve, pra një proces jotransaprent shumë i madh. Nuk kemi transparencë për ndarjen e këtyre mjeteve, sa ka mbërri totali i tyre, a është më e madhe se shuma që bliheshin librat dhe do të shpërndaheshin falas dhe mendoj që është e rëndësishme që të mos lejojmë që vitet në vazhdim të ndodhin propozime të tilla. Është e rëndësishme të vijmë me një raport dhe të shohim si ka ec epilogu i kësaj çështjeje”, u shpreh Tahiri. /EO