Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Foto: Laura Hasani

Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme

Aktuale March 29, 2024 - 13:39

Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se dy do të mbahen ditën e enjte dhe një tjetër të premten.

Më 4 prill do të mbahet seancë e veçantë për 25-vjetorin e betejës së Koshares, ndërsa të nesërmen, më 5 prill mbahet seancë për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të testeve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët për vitin 2023-24”.

“Seancat e radhës më datën 4 dhe 5 prill. Më datën 4 prill do t’i kemi dy seanca, është dakorduar sot në Kryesi, që seanca e veçantë për 25-vjetorin e betejës së Koshares të mbahet më 4 prill, me fillim nga ora 10:00, ndërsa seanca e rregullt të fillojë në orën 11:00, me diskutimin së opozitës dhe themelimin e një komisioni hetimor parlamentar, ai për procesin e subvencionimit të testeve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët për vitin 2023-24”, u shpreh Kusari-Lila.

“Me këtë do të fillohet seanca e re plenare, ndërsa seancë tjetër vetëm pyetjet parlamente do të mbahet më 5 prill në orën 11:00, në mënyrë që të adresohen pyetjet e mbledhura ndër javë, janë marrëveshjet ndërkombëtare, për të cilat s’ka pasur një diskutim përmbajtjesor në raport me konsesin politik për votimin e tyre, pastaj vijnë projektligje, disa janë në lexim të parë e dytë”. /eo